Putin dhe Trump të shtunën realizojnë bisedën e parë

Sipas një lajmi të agjencisë ruse të lajmeve, TASS të shtunën Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të realizojë një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Putin dhe Trump të shtunën realizojnë bisedën e parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të realizojë të shtunën një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë konfirmuar se dy presidentët do të bisedojnë përmes telefonit të shtunën.

Më herët Putin deklaroi se rivendosja e marrëdhënieve Rusi-ShBA do të bëhet në bazë të politikave, që do të zbatojë administrata e Trumpit.

Gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjes së tij, Trump ka shprehur synimin e tij për të krijuar marrëdhënie të mira me Rusinë duke folur madje edhe me lëvdata për liderin e saj.



Lajme të ngjashme