Policia merr sërish në pyetje Netanjahun për korrupsion

Sipas disa mediave izraelite policia ka marrë sërish të pyetje sot kryeministrin Beniamin Netanjahu në lidhje me fakte të dyshuara për korrupsion.

Policia merr sërish në pyetje Netanjahun për korrupsion

Policia izraelite mori sërish në pyetje ditën e sotme, Beniamin Netanjahu, një seancë që zgjati disa orë në lidhje me fakte të dyshuara për korrupsion, që po e vënë kryeministrin nën një presion të vazhdueshëm, raportuan mediat.

Është hera e tretë që Netanjahu i përgjigjet pyetjeve të forcave të policisë të një njësie të specializuar, thanë mediat. Policia, si herët e mëparshme mjaft e rezervuar për t’a konfirmuar një fakt të tillë.

Netanjahu është bërë objekt prej fundit të 2016 në dy procese hetimore. Njëri për dhuratat luksoze që familja e tij dhe ai janë të dyshuar se kanë pranuar nga ana e disa biznesmenëve, procesi tjetër se është përpjekur për të negociuar një mbulim mediatik më të favorshëm me kreun e së përditshmes kombëtare më të paguar. Ai përgënjeshtron çdo formë mashtrimi.

Sipas mediave, Netanjahu ka marrë për shtatë apo tetë vite kuti me cigare puro nga ana e Arnon Milchan, biznesmen izraelit, financues në botën e Hollivudit dhe mik i kryeministrit. Vlera e përgjithshme e cigareve puro shkon deri në dhjetëra mijëra dollarë.



Lajme të ngjashme