Të premten Lavrov takohet me opozitën siriane

Njoftohet se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov të premten paradite do të takohet në Moskë me përfaqësuesit e opozitës siriane.

Të premten Lavrov takohet me opozitën siriane

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se Lavrovi do të takohet me përfaqësuesit e grupeve opozitare siriane.

Takimi në Moskë do të realizohet paraditen e të premtes, shton i njëjti burim.

Edhe kryetari i delegacionit rus që kishte marrë pjesë në bisedimet e Sirisë që u mbajtën të hënën dhe të martën në Astana të Kazakistanit, Aleksandr Lavrentyev në deklaratën që kishte bërë të martën kishte thënë se përfaqësuesit e opozitës së armatosur (siriane) më 27 janar do të shkonin në Moskë dhe do të takohen këtu me Lavrovin.



Lajme të ngjashme