Itali – Rritet në 24 bilanci i viktimave në hotelin e mbuluar nga orteku

Është rritur bilanci i fatkeqësisë së ortekut, që goditi javën e kaluar një hotel në një nga zonat e turizmit dimëror në Itali...

Itali – Rritet në 24 bilanci i viktimave në hotelin e mbuluar nga orteku

Është rritur bilanci i fatkeqësisë së ortekut, që goditi javën e kaluar një hotel në një nga zonat e turizmit dimëror në Itali.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë gjatë mbrëmjes së të martës edhe 7 trupa të pajetë nga rrënojat e hotelit të mbuluar nga masivi i dëborës së ortekut. Kështu, ka arritur në 24 numri i viktimave të kësaj fatkeqësie natyrore.

Si pasojë e ortekut të shkaktuar nga tërmeti javës së kaluar në Itali, një hotel është mbuluar nga dëbora dhe akulli në zonën malore të Abrucos (Abruzzo).

Vetëm 11 persona janë shpëtuar nga orteku, ndërkohë që në hotel ishin strehuar të paktën 40 veta; kurse punimet e kërkim-shpëtimit vijojnë për 5 të zhdukur.

Prokuroria e Peskarës (Pescara) ka nisur hetimet në lidhje me ndonjë neglizhencë apo vrasje të pavullnetshme të mundshme në këtë fatkeqësi.



Lajme të ngjashme