Astana - Vendet garantuese vendosin për formimin e mekanizmit tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit

Mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit që do të formohet nga Rusia, Turqia dhe Irani do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në terren.

Astana - Vendet garantuese vendosin për formimin e mekanizmit tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit

Vendet garantuese të negociatave të Sirisë në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, Turqia, Rusia dhe Irani morën vendim për formimin e një mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri.

Komunikata e përbashkët e miratuar nga tre vendet në fjalë në fund të negociatave të paqes në Siri, u lexua nga ana e Ministrit të Jashtëm të Kazakistanit, Kajrat Abdrahmanov.

Sipas tekstit të komunikatës, mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit që do të formohet nga Rusia, Turqia dhe Irani do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në terren.

Tre vendet garantuese, të cilat theksojnë se kriza në Siri nuk ka ndonjë zgjidhje ushtarake, i bëjnë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ti vënë në zbatim vendimet e marra me rezolutën Nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbështetje të procesit të tranzicionit politik në Siri.

Në deklaratë bëhet e ditur se Turqia, Rusia dhe Irani përkrahin kërkesën e grupeve opozitare për pjesëmarrje në negociatat e Gjenevës, ndërsa tre vendet theksojnë se duhet bërë dallimi mes grupeve të armatosura opozitare dhe grupeve terroriste në Siri.

Vendet garantuese përsëritën qëndrimin e tyre për respektimin e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Sirisë.

“Tre vendet garantuese janë të gatshme për luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, thuhet në komunikatë ndërsa bëhet e ditur se procesi i Astanasë është një platformë efektive për vendosjen e dialogut mes palëve në konflikt në Siri.  



Lajme të ngjashme