Izraeli miraton ndërtimin e 566 banesave të reja në Jerusalemin Lindor

Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit në bashkinë izraelite të Jerusalemit ka njoftuar miratimin e vendimit për ndërtimin e 566 banesave të reja në Jerusalemin Lindor...

Izraeli miraton ndërtimin e 566 banesave të reja në Jerusalemin Lindor

Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit në bashkinë izraelite të Jerusalemit ka njoftuar miratimin e vendimit për ndërtimin e 566 banesave të reja në Jerusalemin Lindor.

Sipas lajmit të radios izraelite, është miratuar vendimi për ndërtimin e 566 ndërtesave të reja për kolonët çifutë në Jerusalemin Lindor, territor palestinez nën pushimin e Izraelit.

Bie në sy fakti që ky vendim është marrë dy ditë pas fillimit të detyrës së Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Në lajm theksohet se objektet në fjalë do të ndërtohen në rajonet e vendbanimeve çifute në Ramot, Ramat-Shlomo dhe Pisgat-Ziev, në veri të Jerusalemit Lindor.

Meir Turgeman, kryetar i Komitetit të Planifikimit dhe Ndërtimit në Bashkinë e Jerusalemit, ka theksuar se vendim në fjalë ishte planifikuar më parë, por është shtyrë deri në fillimin zyrtarisht të detyrës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

Pa dhënë një datë të caktuar, Turgeman ka shtuar gjithashtu se bashkia do të miratojë edhe ndërtimin e 11 mijë banesave në Jerusalem.



Lajme të ngjashme