Trump: Nuk e kam harruar premtimin e dhënë për ambasadën në Jerusalem

Trump në një deklaratë për gazetën "Israel Hayom" theksoi se e mban në mend shumë mirë premtimin në lidhje me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

Trump: Nuk e kam harruar premtimin e dhënë për ambasadën në Jerusalem

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk e ka harruar premtimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Trump në një deklaratë për gazetën "Israel Hayom" e cila njihet me afërsinë që ka me Benjamin Netanyah-un, në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem ka theksuar se "Sigurisht që e mbaj mend shumë mirë premtimin tim në lidhje me Jerusalemin. Sigurisht që nuk e kam harruar dhe ju e dini se unë jam një personalitet që nuk heq dorë nga premtimi i dhënë".

Në deklaratën e tij pasi ka vënë theksin se do të nisë zyrtarisht të punojë me Izraelin, Trump tha se "Pres me padurim që të filloj të punoj me Izraelin".

Sipas ligjit të vitit 1995 për ambasadën në Jerusalem, SHBA-të, parashikojnë që ambasadën e saj në kryeqytetin Tel Aviv të Izraelit ta zhvendosin në Jerusalem. Por, ligji në fjalë që prej 21 vitesh në periudhat e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shtyhej në çdo 6 muaj me arsyetimin e "sigurisë kombëtare".

Edhe presidenti i zgjedhur Trump gjatë fushatës zgjedhore premtoi se ambasadën amerikane nga Tel Avivi do ta zhvendoste në Jerusalem.

Palestinezët reaguan duke kundërshtuar ashpër këtë hap i cili nënkupton "njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit".



Lajme të ngjashme