Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ShBA - Të gjithë sytë janë kthyer nga Donald Trump për faljen e Julian Assange

Pas amnistisë së Chelsea Manning nga ana e Presidentit në ikje të ShBA-së, Barak Obama tani sytë janë kthyer nga Donald Trump për faljen e Julian Assange.

ShBA - Të gjithë sytë janë kthyer nga Donald Trump për faljen e Julian Assange

Pas amnistisë së Çelsi Mening (Chelsea Manning) nga ana e Presidentit në ikje të ShBA-së, Barak Obama (Barack Obama), të gjitha sytë u kthyen nga Xhulian Asanzh (Julian Assange) themeluesit të faqes së internetit Vikiliks (Wikileaks).

Në një prononcim të tij Xhulian Asanzh pati thënë se “Në rast se falet Mening unë qëndroj prapa çdo gjëje të kam thënë përfshirë edhe propozimin tim për tu kthyer në ShBA”.

Asanzh, i cili bëri një deklaratë nëpërmjet mediave sociale tha se ndaj tij dhe faqes Vikiliks është ndërmarr një iniciativë e gjatë 7-vjeçare për ngritjen e procedurës.

Duke e bërë të ditur se në emër të Vikiliks janë lëshuar disa thirrje për proces gjyqësor, Asanzh theksoi se gjyqësori amerikan ende nuk e konfirmuar nëse ka ndonjë akuzë të ngritur ndaj tij.

Asanzh gjithashtu tha se koha do të tregoj se a do të shqyrtoj Departamenti amerikan i Drejtësisë gjendjen e tij ndryshe në krahasim me udhëheqjen e Obamas.

Në nëntor të vitit të kaluar Asanzh ishte marr në pyetje në ambasadën e Ekuadorit në Londër në lidhje me akuzat për përdhunim.

Në protestat e organizuara në shenjë përkrahjeje të Asanzhit para ambasadës së Ekuadorit në Londër në ditën e marrjes në pyetje, Danëlld Trampit (Donald Trump) i është bërë thirrje për ta falur Asanzhin.

Ndërkaq Tramp, i cili sot zyrtarisht do të marr në dorëzim detyrën e presidentit gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se “Jam i dashuruar me Vikiliks”.



Lajme të ngjashme