Vitin e kaluar DAESH-i humbi ¼ e kontrollit të territoreve

Organizata terroriste DAESH vitin e kaluar humbi ¼ e tokave në Siri dhe Irak.

Vitin e kaluar DAESH-i humbi ¼ e kontrollit të territoreve

Sipas lajmit të BBC në turqisht, të dhënat e analizës së Kompanisë IHS Markit tregojnë se organizata terroriste që ka humbur 18 mijë kilometra katrorë territor mban nën kontroll rreth 60 mijë kilometra katrorë.

Organizata terroriste DAESH një vit më parë kishte humbur 14% të territoreve që mbante nën kontroll dhe kjo tregon se është përshpejtuar humbja e DAESH-it në vitin 2016.

IHS Markit që parashikoi shumë më parë operacionin e Mosullit që filloi nga ushtria irakiane në 17 tetor, parashikon gjithashtu se marrja e kontrollit të Rakkas që është qendra në Siri e organizatës terroriste do të jetë më e vështirë.

Sipas analistit Columb Strack të IHS Markit humbjet e përjetuara nga organizata terroriste i kanë dhënë një goditje të madhe objektivave që kishte në rajon.

Ai bën të ditur se Mosulli do të çlirohet nga DAESH-i në gjysmën e parë të këtij viti.

Strack mendon se ushtria e Irakut pas Mosullit do të fokusohet në Hevice që zë vend ndërmjet Kirkukut dhe Bagdadit dhe që është qendër e sulmeve që organizata terroriste zhvillon në Bagdad.

Sipas kompanisë së hulumtimit arsyeja e marrjes së kontrollit të Rakka-s nga DAESH-i ka motive politike dhe ushtarake.

“Rakka përfaqëson qendrën e DAESH0it dhe nuk pritet që ta lënë këtë vend pa luftuar. Për të marrë kontrollin e këtij qyteti me shumë mundësi do të duhet operacioni tokësor i një prej superfuqive” bën të ditur kompania me qendër në Angli.



Lajme të ngjashme