Obama: Po kalon koha për zgjidhjen me dy shtete të çështjes palestineze

Barack Obama, në konferencën e tij të fundit për mediat në cilësinë e presidentit, shfaqi shqetësimin për siç tha, kohën gjithnjë e më të shkurtër për zgjidhjen me “dy shtete”, e cila do t'i jepte fund çështjes izraelito-palestineze.

Obama: Po kalon koha për zgjidhjen me dy shtete të çështjes palestineze

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, në konferencën e tij të fundit për mediat në cilësinë e presidentit, shfaqi shqetësimin për siç tha, kohën gjithnjë e më të shkurtër për zgjidhjen me “dy shtete”, e cila do t'i jepte fund çështjes izraelito-palestineze.

“Kam frikë se po kalon koha për një zgjidhje me dy shtete. Nuk shohim zgjidhje tjetër përveç kësaj”, tha Obama për të shtuar se ndien pikëllim për atë se çështja nuk u zgjidh gjatë mandatit të tij.

Ai vuri në dukje se zgjerimi i vendbanimeve izraelite çoi në pikëpyetje zgjidhjen me “dy shtete”, e cila ka qenë arsyeja kryesore për mbështetjen, të cilën ia dha rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për pezullimin e ndërtimeve të kolonive hebreje.

Presidenti amerikan në largim foli edhe për faljen e ish-ushtarit Chelsea Manning i cili në gusht të vitit 2013 u dënua me 35 vjet heqje lirie me akuzën se i kishte dorëzuar WikiLeaksit 700.000 dokumente sekrete.



Lajme të ngjashme