Itali: Shumë të zhdukur pas goditjes së një hoteli nga orteku

Për shkak të ortekut që ra si pasojë e tërmetit të përjetuar dje në Itali pretendohet se humbën jetën 30 persona.

Itali: Shumë të zhdukur pas goditjes së një hoteli nga orteku

Bëhet e ditur se viktimat janë pushuesit dhe punëtorët e një hoteli mbi të cilin ra orteku në Rigopiano që ndodhet në veri të Pescaras.

Në tërmetet e regjistruara sipas shkallës Rihter me madhësi mesatarisht 5,1-5,4 humbi jetën një person që mbeti nën rrënoja.

Për shkak të tërmeteve që ranë në muajin gusht në rajon humbën jetën 300 persona ndërsa dje rreth orës 10.25 ra një tërmet 5,1 ballë, në orën 11.15 ra një tërmet 5,5 ballë, në orën 11.25 5,4 ballë dhe në 14.34 ra një tërmet 5,1 ballë.

Ekipet e kërkim shpëtimit në qytezën Castel Catagna nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të një 83-vjeçari.

Kurse në qytezën Castiglione Messer Raimondo ekipet e zjarrfikësve shpëtuan nga rrënojat një grua dhe fëmijën e saj.



Lajme të ngjashme