Kerry: Nuk është e drejtë të thuhet se nuk kishim marrëdhënie të mira me Rusinë

"Vladimir Putin ishte ai që shkaktoi probleme", deklaroi Sekretari amerikan në ikje, John Kerry.

Kerry: Nuk është e drejtë të thuhet se nuk kishim marrëdhënie të mira me Rusinë

Sekretar amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry) duke e bërë të ditur se nuk është e drejtë që të thuhet se marrëdhëniet ShBA-Rusi gjatë udhëheqjes së Obamas nuk ishin të mira tha se shkaktimi i problemeve ka qenë zgjedhja e Presidentit të Rusisë, Vladimir.

Gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin Londër të Anglisë, Xhon Kerri ishte mysafirë në kanalin CNN International, ku ai iu përgjigj pyetjeve të gazetares Kristien Amanpur (Christiane Amanpour).

Në përgjigje të pyetjes së gazetares Amanpur se “Çfarë është e gabueshme në vendosjen e marrëdhënieve të reja me Rusinë? A nuk ka të drejt Tramp (Trump) kur thotë se këto marrëdhënie gjatë udhëheqjes tuaj nuk ishin të mira?”, Sekretari Kerri tha: “Jo, kjo nuk është e drejtë. Kishim probleme, por Vladimir Putin preferoi të shkaktoj probleme në lidhje me çështjet e Ukrainës, Krimesë e Sirisë. Ashtu siç thotë edhe Danëlld Tramp (Donald Trump) ne gjetëm disa çështje për bashkëpunuar me Rusinë. Ajo përkrahu marrëveshjen e arritur me Iranin në çështjen e programit bërthamor. Unë dhe Sergej Lavrov punuam bashkë në lidhje me marrëveshje për nxjerrjen e armëve kimike nga Siria. Prandaj bashkëpunuam edhe në çështjet humanitare dhe ato ambientale në Marrëveshjen e Parisit”.



Lajme të ngjashme