Irani del kundër pjesëmarrjes së ShBA në bisedimet e Astanas

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se “Ne nuk i ftuam dhe jemi kundër pjesëmarrjes së tyre”.

Irani del kundër pjesëmarrjes së ShBA në bisedimet e Astanas

Irani nuk dëshiron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin pjesë në negociatat e Sirisë që do të mbahen në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif në prononcimin e tij tha se “Ne nuk i ftuam dhe jemi kundër pjesëmarrjes së tyre”.

Bisedimet që do të mbahen në Astana nën udhëheqjen e Rusisë dhe Turqisë, cilësohen si hapi i dytë pas armëpushimit të pjesshëm që do të hidhet në drejtim të vendosjes së paqes.

Gjatë bisedimeve synohet të arrihet në marrëveshje mes forcave të regjimit të Esadit dhe të opozitarëve.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një deklaratë të bërë dje bëri të ditur se në bisedimet e Astanasë janë ftuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kontakti i parë me udhëheqjen e Trumpit do të vendoset këtu.

Edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) kishte bërë të ditur se pajtohet me idenë e Rusisë për të ftuar edhe ShBA-të në bisedimet e Astanas.



Lajme të ngjashme