Antonio Tajani, Presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Kandidat i Partisë Popullore Evropian (PPE) ai do të pasojë për dy vite e gjysmë socialdemokratin gjerman Martin Schulz.

Antonio Tajani, Presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Eurodeputeti italian, Antonio Tajani, një konservator pranë ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, u zgjodh të martën (17.01.2017) në Strasburg president i Parlamentit Evropian, me 351 vota kundër 282 që mblodhi socialisti Gianni Pitella, gjithashtu italian.

Në moshën 63-vjeçare, ky ish-gazetar dhe oficer i ushtrisë është bërë deputet evropian për herë të parë në vitin 1994 para se të emërohej komisioner evropian i ngarkuar për transportin dhe më pas për industrinë në vitet 2008-2014.

Kandidat i Partisë Popullore Evropian (PPE) ai do të pasojë për dy vite e gjysmë socialdemokratin gjerman Martin Schulz.



Lajme të ngjashme