Grupet opozitare siriane vendosin për të marr pjesë në bisedimet e paqes në Astana

Bisedimet e paqes për Sirinë do të zhvillohen në kryeqytetin Astana të Kazakistanit nga fundi i këtij muaji.

Grupet opozitare siriane vendosin për të marr pjesë në bisedimet e paqes në Astana

Grupet opozitare në Siri vendosin për të marr pjesë në bisedimet e paqes që do të organizohen në kryeqytetin Astana të Kazakistanit me pjesëmarrjen edhe të Turqisë dhe Rusisë si vende garantuese.

Një zyrtarë i Ushtrisë së Lirë Siriane, i cili nuk deshi të publikohet identiteti i tij, në prononcimin e bërë për agjencinë e lajmeve “Rojters” (Reuters) tha se “Tema e parë për të cilën do të bisedojnë fraksionet që do të shkojnë në Astana është armëpushimi dhe shkeljet e bëra nga ana e regjimit”.

Ndërkohë që vendimi në fjalë është marr në mbledhjet që vazhdojnë në Ankara, bëhet e ditur se ende nuk është qartësuar numri i anëtarëve të delegacionit që do të përfaqësoj grupin e opozitarëve në bisedime.

Në anën tjetër grupet e opozitarëve sirianë janë duke bërë përpjekje për të formuar një grup ndryshe nga ai që përfaqësoi opozitarët në bisedimet e Gjenevës në Zvicër vitin e kaluar.

Bëhet e ditur se grupet opozitare gjatë bisedimeve në Astana në dallim nga çështjet politike më shumë do të përqendrohen në arritje në një marrëveshje për vendosjen e një armëpushimi përfundimtar dhe për çështjet e dërgimit të ndihmave humanitare.



Lajme të ngjashme