Brukseli mirëpret mbledhjen e parë të këtij viti të Ministrave të Jashtëm të BE-së

Temat kryesore të kësaj mbledhjeje kanë qenë procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe lufta civile e Sirisë.

Brukseli mirëpret mbledhjen e parë të këtij viti të Ministrave të Jashtëm të BE-së

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian zhvilluan mbledhjen e parë të këtij viti në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

Temat kryesore të kësaj mbledhjeje kanë qenë procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe lufta civile e Sirisë.

Mbledhja u kryesua nga ana e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini (Federica Mogherini).

Ministrat evropian, të cilët ditë më parë në Paris i bënë një vlerësim procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ripërsëritën thirrjen e tyre për fillimin e procesit të negociatave për zgjidhjen përfundimtare.

Pritet që në komunikatën e përbashkët, që do të publikohet pas mbledhjes, të vihet theksi në përkrahjen e zgjidhjes me dy shtete të bërë në kuadër të marrëveshjeve të Kombeve të Bashkuara.    



Lajme të ngjashme