Aksidenti ajror në Kirgizi, numri i viktimave arrin në 37

Si pasojë e rrëzimit të një avioni turk mallrash në Kirgizi, numri i viktimave arriti në 37.

Aksidenti ajror në Kirgizi, numri i viktimave arrin në 37
Rrëzohet avioni turk i mallrave në afërsi të Bishkekut në Kirgizi
Rrëzohet avioni turk i mallrave në afërsi të Bishkekut në Kirgizi

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë Muhambetkalıy Abulkaziyev bëri të ditur se avioni i mallrave me itinerar Hong Kong-Bishkek ra në një fshat në afërsi të kryeqytetit rreth orës 7.30 me orën lokale dhe në këtë aksident humbën jetën 37 persona.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i telefonoi Presidentit të Kirgizisë Almazbek Atambayev dhe i shprehu ngushëllimet për jetët e humbura si pasojë e aksidentit të avionit të mallrave të Linjave Ajrore ACT.

Si pasojë e rrëzimit të një avioni turk mallrash në Kirgizi, numri i viktimave arriti në 37.

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë Muhambetkalıy Abulkaziyev bëri të ditur se avioni i mallrave me itinerar Hong Kong-Bishkek ra në një fshat në afërsi të kryeqytetit rreth orës 7.30 me orën lokale.

Ministria e Shëndetësisë së Kirgizisë deklaroi se shumica e viktimave ishin nënshtetas të këtij vendi të cilët banonin në rajonin ku ra avioni.

Kurse 4 viktimat e ekuipazhit ishin nënshtetas turq, 2 ishin pilotë ndërsa 2 të tjerë ishin punëtorë të ngarkimit të mallrave.

6 persona që mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit janë marrë nën kurim.

Në fshatin ku ra avioni u dëmtuan 15 ndërtesa.

Pas aksidentit Aeroporti Ndërkombëtar Manas në Bishkek u mbyll përkohësisht për trafikun.

Bëhet e ditur se avioni i transportit të mallrave Boeing 747 me itinerar Hong Kong – Bishkek i përkiste Linjave Ajrore ACT (myCargo) dhe ra për shkak të kushteve të këqija atmosferike ndërkohë që përgatitej të ulej në Kirgizi për tu furnizuar me karburant.  

Autoritetet e Kirgizisë bënë të ditur se  pilotët nuk dhanë asnjë informacion për gjendje emergjence por gjatë uljes së avionit distanca pamore kishte rënë në 150 metra.



Lajme të ngjashme