ShBA: Sistemi i OKB-së ka shumë të meta

Në prag të largimit nga detyra ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Samantha Power, është shprehur e zhgënjyer lidhur me mungesën e efikasitetit të këtij institucioni ndërkombëtar.

ShBA: Sistemi i OKB-së ka shumë të meta

Ambasadorja e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në OKB, Samantha Power, në prag të largimit të saj nga detyra, u shpreh të premten e zhgënjyer lidhur me mungesën e efikasitetit të këtij institucioni ndërkombëtar.

Sistemi i Kombeve të Bashkuara ka shumë të meta”, u shpreh Power në konferencën e saj të fundit për shtyp si ambasadore e SHBA-së në OKB.

OKB-ja ka vuajtur nga burokracia e fryrë,” shtoi ajo.

Power nënvizoi se rritja e një fryme populiste anembanë botës do të ketë pasojat e saj mbi organizatën.

“Ajo që ndodh në botë do të reflektohet edhe këtu. Vendet më pak demokratike shumë shpejt do të fillojnë të votojnë ndryshe,” theksoi Power.

Megjithatë, ajo shprehu besimin se Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të bëjë punë të mirë në krye të organizatës.



Lajme të ngjashme