Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

“Der Spiegel”: Moska përpiqet të dobësojë marrëdhëniet mes shërbimeve sekrete evropiane dhe amerikan

Shërbimet sekrete gjermane publikuan një raport të qeverisë federale, ku e akuzojnë Rusinë se po përpiqet të dobësojë marrëdhëniet mes agjencive evropiane dhe atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

10-11/Files/UploadedImages/9751188941peruistihbarat.jpg
10-11/Files/UploadedImages/2697499543fransaistihbaratyasas.jpg

“Dokumenti, i publikuar nga një grup i shërbimeve sekrete, arrinte në përfundimin se Rusia ka ndikuar për vite të tëra në vendet e Bashkimit Evropian për të dobësuar lidhjet e ngushta mes shërbimeve sekrete amerikane me ato të Bashkimit Evropian”, tha revista.

“Qeveria është ende duke marrë në konsideratë nëse dhe në çfarë forme do të bëjë publike raportin”, njoftoi “Der Spiegel”.

“Moska ka tentuar t’i rëndojë konfliktet shoqërore që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sipas raportit, i kërkuar nga qeveria gjermane për të monitoruar aktivitetet e rusëve.

Shërbimi sekret gjerman për jashtë vendit (BND) dhe agjencia e brendshme sekrete, The Verfassungsschutz, kanë qenë të ngarkuara nga qeveria për të hetuar përpjekjet e rusëve pas një seri fushatash propagandistike dhe sulmesh kibernetike.

Raporti vjen pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump sinjalizoi në një intervistë për “Wall Street Journal” të botuar të shtunën se ishte i hapur për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj vendit.



Lajme të ngjashme