ShBA kërkon pjesëmarrjen e terroristëve të PYD-së në bisedime

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (ShBA), Mark Toner, përsëriti edhe një herë se PYD, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, duhet të marrë pjesë në një takim të mundshëm që do të mbahet "në emër të paqes në Siri.

ShBA kërkon pjesëmarrjen e terroristëve të PYD-së në bisedime

Në konferencën e përditshme për shtyp Toner ka përsëritur fjalët e tij se për ti dhënë fund konfliktit në Siri duhet dëgjuar zëri i të gjitha palëve.

Toner u shpreh se ka pasur shumë komente në lidhje me ato se çfarë kishte thënë të martën.

"Ne e kemi thënë prej kohësh se për zgjidhjen e krizës në Siri është e nevojshme kërkimi i një zgjidhje politike. Ky duhet të jetë një proces i drejtuar nga sirianët, me nivel të lartë përfaqësimi dhe i orientuar nga paqja dhe uniteti. Në këtë kontekst ka qenë edhe interpretimi që bëra të martën. Rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e thotë qartë se populli sirian duhet të vendosë vet për të ardhmen e tij”, tha zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ne mendojmë se në këtë proces duhen dëgjuar të gjithë sirianët, duke përfshirë kurdët, arabët dhe turkmenët e Sirisë, vijoi Mark Toner, ndërsa sqaroi se deklarata e tij të martën nuk ishte për atë se kush do të jetë në tryezën e bisedimeve apo se procesi i bisedimeve duhet të vazhdojë aty ku kanë mbetur bisedimet e Gjenevës.

Toner, në konferencën për shtyp të së martës, duke iu referuar organizatës terroriste PYD, kishte thënë:

"Kurdët e Sirisë duhet të përfshihen në këtë proces. PYD është një grup i përfaqësuar në terren, dhe në kërkim të zgjidhjeve afatgjata në Siri duhet dëgjuar edhe zëri i tyre”.



Lajme të ngjashme