Gjenevë – Përfundoi faza e parë e bisedimeve të Qipros

Ka përfunduar faza e parë e konferencës pesëshe për Qipron, që zhvilloi punimet për tre ditë në Gjenevë dhe ku u trajtua çështja e sigurisë dhe garancive.

Gjenevë – Përfundoi faza e parë e bisedimeve të Qipros

Në Gjenevë të Zvicrës ka përfunduar faza e parë e konferencës pesëshe për Qipron, ku u trajtua çështja e sigurisë dhe garancive.

Këtë herë në historinë e negociatave për zgjidhjen e problemit qipriot u shënua një risi, pasi bisedimet u mbajtën në formatin e një konference pesëshe me pjesëmarrjen edhe të Turqisë, Greqisë dhe Anglisë, në cilësinë e vendeve garantuese në Qipro.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadhis u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres para hapjes së konferencës në Gjenevë, ku vendet garantuese në bisedimet që vazhduan për tre ditë u përfaqësuan në nivelin e ministrave të punëve të jashtme.

Sekretari Guterres përveç Akënxhë dhe Anastasiadhis pati një takim të ndarë edhe me ministrin e jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavusoglu), i cili përfaqësonte Turqinë në këtë konferencë.

Kurse Bashkimi Evropian (BE) në konferencën pesëshe mori pjesë me statusin e vëzhguesit.

Në konferencën për shtyp që mbajti duke marrë pranë edhe dy udhëheqësit e ishullit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, dha mesazhe optimiste për një zgjidhje të çështjes.

Në vitin 2017 Qiproja mund të jetë një shpresë për të gjithë botën dhe unë kam besim të plotë tek të dy liderët, tha Guterres. 

Kurse nga maratona e bisedimeve që vazhduan gjatë të gjithë ditës doli vendimi për ti vazhduar bisedimet në nivel teknik më 18 janar, sërish në Gjenevë.

Ministri i Jashtëm Çavusollu tha se një vendim i tillë është marrë për shkak se Greqia njoftoi që nuk ishte e përgatitur.

Ndërsa Republika Turke e Qipros së Veriut dhe administrata grekoqipriote do të vazhdojë të diskutojnë për çështjet e hapura dhe për të cilat nuk është arritur ende kompromisi.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turkoqipriote, Barësh Burxhu (Barış Burcu) tha se harta që kishte paraqitur pala greke në bisedime ishte e papranueshme për ta.

Presidenti Mustafa Akënxhë pas shqyrtimit të hartës e kishte vlerësuar atë si të papranueshme, sqaroi zëdhënësi Barësh Burxhu.

Për situatën Presidenti Akënxhë ka informuar me një letër edhe autoritetet e OKB-së.



Lajme të ngjashme