Meshkov: Dëshirojmë avancimin e marrëdhënieve me Turqinë

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksey Meshkov bëri të ditur anë duke zhvilluar një bashkëpunim konstruktiv me Turqinë.

Meshkov: Dëshirojmë avancimin e marrëdhënieve me Turqinë

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksey Meshkov duke e bërë të ditur se janë duke zhvilluar një bashkëpunim konstruktiv me Turqinë, tha se shpreson që ti kthejnë në nivel të vjetër dhe ti avancojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Zëvendësministri i Jashtëm, Meshkov tha se “Me Turqinë zhvillojmë një bashkëpunim konstruktiv. Shembull më i mirë i janë zhvillimet në kuadër të gjendjes në Siri. Mirëpo u gjallëruan edhe marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe fushën e ekonomisë. Pasi që dialogu është në vazhdim edhe marrëdhëniet tona gradualisht kthehen në nivelin e vjetër”.

Meshkov tha se marrëdhëniet nuk duhen të kufizohen vetëm me gjendjen e vjetër, por ato duhet të avancohen edhe më shumë.



Lajme të ngjashme