Kerry rrëfehet në lidhje me prishjen e armëpushimit në Siri

Kerri tha se Rusia si pasojë e goditjes së ushtarëve sirianë mendoi se Uashingtoni nuk është serioz në dallimin e terroristëve nga grupet e opozitarëve.

Kerry rrëfehet në lidhje me prishjen e armëpushimit në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry) deklaroi se sulmet ndaj ushtarëve sirianë të vendit të tij dëmtuan marrëveshjen e armëpushimit me Rusinë të vendosur në shtator të vitit të kaluar.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Institutin e Paqes të ShBA-së (US Institute of Peace), Kerri tha se Rusia si pasojë e goditjes së ushtarëve sirianë besoj se Uashingtoni nuk është serioz në dallimin e terroristëve nga grupet e opozitarëve të moderuar të përfshirë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.

“Marrëveshja e armëpushimit parashikonte zbatimin e heshtjes. Mirëpo në ditën e 5-të ne bombarduam 70 ushtarë sirianë dhe Rusia besoi që ne furnizojmë Frontin El Nusra dhe nuk duam ti dallojmë opozitarët nga terroristët. Më pas u goditën maunat e ndihmave humanitare dhe marrëveshja dështoi”, deklaroi Kerri.

Sekretari amerikan i Shtetit mbrojti qëndrimin se gjatë mandatit të Obamas u shënua progres në marrëdhëniet me Rusinë dhe se Uashingtoni dhe Moska, krahas tensionimeve të jetuara, arritën të gjejnë një bazë për marrëveshje në temat e rëndësishme, ndërsa shtoi se ka patur edhe bashkëpunim mes dy vendeve në evakuimin e armëve kimike dhe në Marrëveshjen e Parisit.

Si pasojë e sulmeve ajrore më 17 shtator të ndërmarr nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë goditur “gabimisht” pozicionet e ushtrisë siriane me çrast janë vrarë 62 ushtarë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes kishte bërë të ditur se sulmi ka ndodhur si pasojë e “gabimeve njerëzore”.



Lajme të ngjashme