Peskov: Rusia në mbledhjen e Astanas do të përfaqësohet në nivel ekspertësh

Bisedimet paqësore për Sirinë do të mbahen në fund të këtij muaji në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.

Peskov: Rusia në mbledhjen e Astanas do të përfaqësohet në nivel ekspertësh

Dmitry Peskov zëdhënësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia në mbledhjen e Sirisë që do të mbahet në fund të këtij muaji në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, do të përfaqësohet në nivel ekspertësh.

Peskov gjatë një konference të organizuar për shtyp bëri të ditur se përgatitjet për bisedimet në Astana janë duke vazhduar në mënyrë intensive.

Duke e bërë të ditur se ende nuk dihet se sa do të vazhdojnë bisedimet në Astana, Peskov tha se aktualisht nuk mund të jap më shumë informata.

Më 29 dhjetor nën patronazhin e Turqisë dhe Rusisë mes palëve në konflikt në Siri u arrit në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit.

Në qoftë se ky proces arrin sukses atëherë përfaqësuesit e regjimit dhe të opozitarëve sirianë më 23 janar do të takohen në kryeqytetin Astana të Kazakistanit ku do të fillojnë me bisedime politike.



Lajme të ngjashme