Barak i bën thirrje Netanjahut të japë dorëheqjen

"Kjo është një situatë shokuese. Është e pamundur që Bibi (Netanjahu) të vazhdojë detyrën e kryeministrit", është shprehur Ehud Barak në një mesazh në Twitter për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Barak i bën thirrje Netanjahut të japë dorëheqjen

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Barak, i ka bërë thirrje kryeministrit Beniamin Netanjahu, që të dorëhiqet nga detyra e tij për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ryshfet.

Sipas lajmit të gazetës “Haaretz”, Barak, në një deklaratë në Twitter duke iu referuar regjistrimeve, të cilat provojnë se Netanjahu është përfshirë në korrupsion tha se "Kjo është një situatë shokuese. Është e pamundur që Bibi (Netanjahu) të vazhdojë detyrën e kryeministrit."

Duke vënë në dukje se regjistrimet e zërit që kanë dalë në pah i kanë përgatitur fundin, Barak është shprehur se "Përgjegjësia që bie mbi ministrat e ndershëm në qeveri është të largojnë Netanjahun. Në të kundërt do të humbasin besueshmërinë e tyre."

Sipas lajmit të “Haaretz”, publikimi i regjistrimeve audio kanë forcuar akoma edhe më shumë dosjen për korrupsion ndaj Netanjahut. Ndërkohë vihet në dukje se nga këto regjistrime konstatohet se Netanjahu është duke negociuar me një biznesmen, i cili dëshiron të marrë disa privilegje të ndryshme.

Netanjahu ditën e enjte në rezidencën e tij në Jerusalem ishte marrë në pyetje për herë të dytë nga policia izraelite.

Në një deklaratë të bërë më parë nga zëdhënësi i policisë izraelite ishte theksuar se "Policia izraelite ka marrë në pyetje kryeministrin Beniamin Netanjahu me dyshimin se ka pranuar dhurata nga biznesmenë. Marrja në pyetje në shtëpinë e tij në Jerusalem zgjati afërsisht 3 orë. Në këtë fazë e kemi të pamundur të japim informacione të tjera."



Lajme të ngjashme