Qipro – Shumë optimizëm për rifillimin e negociatave

Drejtuesit grek dhe turq të Qipros do të rifillojnë të hënën në Gjenevë bisedimet për paqe, vlerësuar si një mundësi historike për t’i dhënë fund ndarjes më shumë se 40-vjeçare të ishullit të Mesdheut...

646821
Qipro – Shumë optimizëm për rifillimin e negociatave

Drejtuesit grek dhe turq të Qipros do të rifillojnë të hënën në Gjenevë bisedimet për paqe, vlerësuar si një mundësi historike për t’i dhënë fund ndarjes më shumë se 40-vjeçare të ishullit të Mesdheut.

“Ekziston një mundësi reale që 2017-a të jetë viti kur qipriotët do të vendosin vetë për të kthyer faqen e historisë”, deklaroi i dërguari i OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, në urimin e tij për Vitin e Ri.

“Ne do të shkojmë në Gjenevë me një ndjenjë pozitive”, theksoi nga ana e tij Presidenti i Republiklës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, para se të nisej drejt Zvicrës.

Optimist u shpreh edhe lideri grekoqipriot, Nicos Anastasiades.

OKB-ja nuk ka bërë shumë përpjekje për t’i dhënë një drejtim procesit të negociatave të nisura 19 muaj më parë, në maj 2015, të cilat u bllokuan më 22 nëntor 2-16. Të mbledhur në atë kohë në Zvicër, Anastasiades dhe Akinci kishin mendime të ndara për një mosmarrëvshje ekzistuese.

Edhe pse ata pranuan të rifillojnë bisedimet, palët shfaqën mosmarrëveshje të thella për çështjet vendimtare, të cilat duhen zgjidhur për t’i dhënë fund një prej konflikteve më të vjetra në botë në lidhje me mosmarrëveshjet territoriale, të sigurisë dhe pronën.



Lajme të ngjashme