I ftohti polar shkakton 17 të vdekur në Poloni dhe Itali

Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare, e cila ka shaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore rreth 40 cm...

I ftohti polar shkakton 17 të vdekur në Poloni dhe Itali

Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare, e cila ka shaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore rreth 40 cm.

Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit duke rënë deri në -30°C gjatë festës së Krishtlindjeve ortodokese.

Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti, i cili ka pershirë vendin që nga dita e premte.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën Qendrore kanë shkatuar të ftohtin e acartë, me të cilin po përballen shumë vende ditët e fundit.



Lajme të ngjashme