Cook: ShBA mirënjohëse ndaj Turqisë për përdorimin e bazës në Incirlik

“Koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it është i vetëdijshëm për vlerën e lejes për përdorimin e bazës ajrore në Inxhirlik (Incirlik)”, bëri të ditur Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon).

Zëdhënësi i Pentagonit, Piter Kuk (Peter Cook) deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ShBA-të në luftën kundër DAESH-it janë mirënjohës për përdorimin e bazës ajrore Inxhirlik në Adana të Turqisë dhe shpresojnë që kjo të vazhdojë.

Pasi që u rikujtua për deklaratat e Ministrit të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) se “Përdorimi i bazës Inxhirlik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mosdhënia e mbështetjes operacioneve të Turqisë në El Bab janë mjaftë shqetësuese”, Kuk tha: “Dje nga koloneli Dorrian dëgjuat se sa i rëndësishëm është Inxhirliku dhe se sa mirënjohës është koalicioni për këtë. Kontaktet tona me Turqinë vazhdojnë”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a do të bisedojë Sekretari i Mbrojtjes Eshton Karter (Ashton Carter) me homologun e tij turk për deklaratat e zyrtarëve turq në lidhje me Inxhirlikun, Kuk tha se “Bisedat tona të posaçme me turqit vazhdojnë. Tani unë nuk do të hyj në detaje të çdo bisede të posaçme që bëjmë me turqit, por dua të them se ne ndërmarrim operacione nga baza në Inxhirlik dhe duam ta vazhdojmë këtë”.

Lajme të ngjashme