Të pastrehët në Iran mbrohen nga i ftohti duke jetuar në varre

Njerëzit e pa strehë në Teheran, kryeqytetin e Iranit, netët e ftohta të dimrit i kalojnë duke hyrë në varret e hapura për parapërgatitje.

Të pastrehët në Iran mbrohen nga i ftohti duke jetuar në varre

Sipas gazetës Shehrvend me qendër në Teheran, dhjetëra njerëz të pastrehë ndër të cilët edhe gra edhe fëmijë, e kalojnë natën në varret e Nasirbadit në jug të Teheranit.  

Këta njerëz që jetojnë në varret e zbraza të gërmuara nga bashkia, për tu mbrojtur nga shirat që kanë ndikuar rajonin ditët e fundit, mbulojnë varret me materiale najloni dhe flenë në varr me batanije.    

Pasi kjo ngjarje zuri vend në media, Presidenti i Iranit, Ruhani tha: “Kishim dëgjuar për njerëzit e varfër që flenë poshtë urave në botë por për njerëz që jetojnë në varreza nuk kishim dëgjuar më parë. Kur pamë këtë ngjarje u turpërova dhe u ndjeva tmerrësisht keq”.  



Lajme të ngjashme