Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pentagoni lavdëron angazhimin e Turqisë në Siri

“Ne përkrahim çdo gjë që Turqia bën në Siri për të bërë presion mbi DAESH-in”, - tha Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Peter Cook.

Pentagoni lavdëron angazhimin e Turqisë në Siri

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Peter Cook duke bërë të ditur se kanë parë angazhimin e Turqisë në Siri dhe sakrificën e rëndësishme të forcave turke në El Bab tha se “Ne përkrahim çdo gjë që ata kryejnë atje për të bërë presion mbi DAESH-in”.

Cook gjatë konferencës ditore për shtyp iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me operacionet që zhvillon Turqia në qytetin El Bab të Sirisë ndaj DAESH-it.

Duke bërë fjalë me lëvdata për sakrificën e Turqisë në luftën kundër DAESH-it në Siri, Cook tha se avionët luftarak të koalicionit javën e kaluar me kërkesë të Turqisë  dhanë përkrahje nga ajri forcave turke të cilët kanë qenë të ekspozuara ndaj zjarrit intensiv të organizatës terroriste në zonën El Bab.

Cook tha se avionët nuk lanë municion për shkak të mungesës së detajeve të operacionit, ndërsa shtoi se autoritetet zyrtare turke dhe amerikane janë duke vazhduar bisedimet në lidhje me çështjen e përkrahjes së operacionit në El Bab.

Ai gjithashtu tha se do të vazhdojnë koordinimin në nivel të lartë me qeverinë turke duke përfshirë edhe komunikimin ushtarak në terren.

Krahas kësaj Peter Cook mbrojti qëndrimin se nuk janë të informuar mbi bashkëpunimin mes Turqisë dhe Rusisë kundër DAESH-it, ndërsa kërkoi që kjo pyetje t’ju parashtrohet zyrtarëve turq dhe rus.

Zëdhënësi i Pentagonit gjithashtu dënoi sulmin e terrorit në Stamboll gjatë kremtimit të festës së vitit të ri me çrast janë vrarë 39 persona, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehu ngushëllime.

“Ne dinim që DAESH-i me humbjen e territoreve në Irak dhe Siri do të realizoj sulme me profil të lartë ndaj civilëve të pafajshëm. Këto sulme nuk do të pengojnë përpjekjet tona dhe këto përpjekje kanë filluar të sjellin rezultate”, - deklaroi Cook.



Lajme të ngjashme