Mossad-i nis fushatën e rekrutimit të grave në agjenturën e shtabit operativ

Instituti izraelit për Operacione Speciale dhe Zbuluese (Mossad) nisi të hënën zyrtarisht fushatën për rekrutimin e grave “me karakter të veçantë”, të cilat do të shërbejnë në shtabin operativ...

Mossad-i nis fushatën e rekrutimit të grave në agjenturën e shtabit operativ

Instituti izraelit për Operacione Speciale dhe Zbuluese (Mossad) nisi të hënën zyrtarisht fushatën për rekrutimin e grave “me karakter të veçantë”, të cilat do të shërbejnë në shtabin operativ.

Shpalljet e publikuara në gazetat izraelite dhe në rrjetet sociale paraqesin fotografi të hijes femërore në sfond bardhë e zi, shoqëruar nga ky sqarim: “Kërkojmë një grua të fortë; për ne s’ka rendësi se çfarë bën. E rëndësishme për ne është se kush je ti. Mossad-i kërkon agjentë zbulimi ‘me karakter të veçantë’ dhe të fortë.”

Ndërsa në shpalljen e bërë përmes rrjeteve sociale, të rejave izraelite u drejtohen këto fjalë: “Nëse jeni të fuqishme dhe keni karakter special, atëherë me ne do të fitoni një përvojë të re!”

Kushtet e domosdoshme për gratë e reja, që duan t’u bashkohen radhëve të Mossad-it, janë “aftësi për performancë të lartë në misione të vështira”, “aftësi për të përfunduar plotësisht çdo detyrë” dhe “gatishmëri për të punuar në kushte paqartësie”.

Shpallja në fjalë, e cila thekson se pjesë e kushteve të shërbimit janë edhe misionet urgjente jashtë shtetit, është shpërndarë edhe në gjuhën arabe përmes medias sociale nga zëdhënësi i Kryeministrisë së Izraelit, Ofir Gendelman.

“A dëshironi t’i bashkoheni Mossad-it? Mossad-i ka nisur fushatën për trajnimin e agjenteve të spiunazhit, që janë të afta të punojnë në rrethana jonormale, me karakter të fortë dhe performancë të lartë”, shkruan Gendelman në një postim drejtuar grave izraelite.

I varur drejtpërsëdrejti nga Kryeministria, Instituti izraelit për Operacione Speciale dhe Zbuluese drejtohet nga Yossi Kohen.

Krahas hebraishtes, Mossad-i ka faqe interneti edhe në anglisht, persisht, frëngjisht, rusisht e arabisht.

Themeluar në vitin 1949, dihet botërisht që shërbimi sekret izraelit përfiton nga aftësitë e grave në agjenturë.

E përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” njoftoi të martën se gratë përbëjnë aktualisht rreth 40 për qind të fuqisë punëtore të Mossad-it.



Lajme të ngjashme