Islanda i rikthehet idesë së referendumit për të hyrë në BE

Një nga partitë e ftuara për krijimin e ekzekutivit të ri tha se ideja e një referendumi të mundshëm për anëtarësimin e Islandës në BE është sërish në qendër të vëmendjes.

Islanda i rikthehet idesë së referendumit për të hyrë në BE

Ideja e një referendumi të mundshëm për anëtarësimin e Islandës në Bashkimin Evropian u vu sërish në fokus të negociatave për formimin e qeverisë, njoftoi të hënën një nga partitë e thirrura për krijimin e ekzekutivit të ri.

Dy muaj pas legjislativeve të 29 tetorit vijojnë ende bisedimet mes tre forcave politike të së djathtës dhe të qendrës, Partia e Pavarësisë (konservatorët, euroskeptikët), Reformë dhe e Ardhmja e Ndritshme (më në favor të BE).

Mediat konfirmuan gjatë fundjavës se tre partitë do të nënshkruanin organizimin e një referendumi për anëtarësimin në BE në programin e tyre të qeverisë.

Kreu i partisë e Ardhmja e Ndritshme, Ottarr Proppé konfirmoi të hënën këtë fakt jo në mënyrë përfundimtare për të përditshmen “Frettabladid”. Besoj se mediat kanë qenë më të efektshme se unë këtë fundjavë në sigurimin e informacioneve. Nuk nënshkruam një program qeverisës, jemi në fazë bisedimesh. Arritëm një farë dakordësie në lidhje me idetë, duke përfshirë edhe atë të referendumit”, u shpreh ai.

Islanda depozitoi kandidaturën e saj për anëtarësimin në BE në 2009, nën qeverisjen e së majtës.



Lajme të ngjashme