Gjermani – Arrestohet një i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Një shtetas sirian është arrestuar në Gjermani me dyshimin se planifikonte sulme terroriste...

643353
Gjermani – Arrestohet një i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Një shtetas sirian është arrestuar në Gjermani me dyshimin se planifikonte sulme terroriste.

Autoritetet hetuese gjermane pretendojnë se i dyshuari ka realizuar kontakte me organizatën terroriste DAESH për të kryer sulme terroriste në vend.

“I dyshuari në fjalë ka kërkuar përmes një ndërmjetësi 180 mijë euro nga organizata terroriste”, theksohet në një komunikatë të Prokurorisë së Saarbrucken.

Pasi sqarohet se i dyshuari sirian akuzohet për planifikim të blerjes së makinave me këto para, për t’i mbushur me lëndë plasëse dhe shpërthyer në mes të turmave të njerëzve; komunikata e Prokurorisë së Saarbrucken nënvizon se kjo akuzë forcohet edhe nga mesazhet, të cilat janë konstatuar në telefonin celular të personit të dyshuar.

Ndërsa i dyshuari vetë, që ka mbërritur në Gjermani gjatë muajit dhjetor 2014, ka pohuar se ka pasur kontakte me organizatën terroriste DAESH, por ka refuzuar kategorikisht akuzat për planifikim të sulmeve terroriste.



Lajme të ngjashme