Të paktën 23 të vdekur nga një zjarr në bordin e një anijeje në Indonezi

Një anije indoneziane me më tepër se 200 persona në bord përfshi nga një zjarr që solli vdekjen e 23 personave dhe 17 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Të paktën 23 të vdekur nga një zjarr në bordin e një anijeje në Indonezi

Një anije indoneziane me më tepër se 200 persona në bord, që sapo kishte lënë brigjet e Xhakartës, u përfshi nga një zjarr që solli vdekjen e 23 personave dhe 17 të tjerë  konsiderohen të zhdukur.

Anija po shkonte në ishullin Tidung, destinacion turistik që ndodhet 50 km larg kryeqytetit, kur motorri i saj pati disa probleme dhe më tej shpërtheu, duke shkaktuar një zjarr, që mbushi me tym anijen, njoftoi zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho.

«194 veta janë shpëtuar. Në regjistrin e anijes thuhej se atje ndodheshin rreth 100 persona, por me sa duket kjo nuk është e vërtetë, ne po vazhdojmë kërkimet», shtoi ai.


Fjalët Kyçe: Indonezi , zjarr në anije , Xhakarta

Lajme të ngjashme