Kinë - Ndotja e ajrit pengon trafikun ajror

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Shinhua ndotja e ajrit në Tienxhin qytet është 6 herë më e lartë se niveli maksimal i normave ndërkombëtare (OBSH).

Kinë - Ndotja e ajrit pengon trafikun ajror

Si pasojë e uljes së distancës së shikimit nga ndotja e ajrit në Kinë janë anuluar 309 fluturime të planifikuara dhe autostradat janë mbyllur përkohësisht për trafikun.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua raporti PM 2,5, i cili mat sasinë e grimcave të imëta të dëmshme në ajër, në qytetin Tienxhin në veri të Kinës, është rritur të paktën 6 herë mbi pragun 25, nivel të cilin Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) e pranon si “kufirin e lartë” për jetën e njeriut.

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në qytet është dhënë alarmi portokalli për 3 ditë.

Ndërkohë 19 avionë që nuk kanë mundur të zbresin në aeroportin e Tienxhin kanë bërë ulje të detyruar në aeroportet më të afërta.  

Autoritetet lokale njoftuan për mbyllje të përkohshme edhe të autostradave.



Lajme të ngjashme