Sulmi i Stambollit dhe të ngjashmit në ShBA dhe Evropë

Sulmi terrorist që mori në shënjestër njerëzit e mbledhur në një klub nate për të festuar ardhjen e vitit të ri në lagjen Ortakëj (Ortaköy) të Stambollit, na rikujtoi edhe njëherë sulmet e ngjashme që kanë ndodhur në Europë dhe ShBA.

Sulmi i Stambollit dhe të ngjashmit në ShBA dhe Evropë

Stambolli i rikujtoi botës sulmet terroriste të ngjashme në Europë dhe në ShBA.

Sulmi terrorist që mori në shënjestër njerëzit e mbledhur në një klub nate për të festuar ardhjen e vitit të ri në lagjen Ortakëj (Ortaköy) të Stambollit, na rikujtoi edhe njëherë sulmet e ngjashme që kanë ndodhur në Europë dhe ShBA.

Në të gjitha këto sulme terroristët kanë hapur zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm duke marrë me dhjetëra jetë. 

Sulmi në teatrin Bataclan të Parisit, 130 të vdekur

Shembulli i parë i këtij sulmi ndodhi më 13 nëntor 2015Paris. Terroristët sulmuan teatrin e Bataclan-it në orën 21:40 sipas orës lokale. Sulmuesit hynë brenda në këtë teatër gjatë një shfaqjeje të grupit amerikan të rock-ut Eagles of Death dhe hapën zjarr mbi turmën e njerëzve.  

Në momentin e sulmit brenda në sallë gjendeshin rreth 500 persona. Terroristët morën peng 100 prej atyre që nuk mundën të largoheshin. Më pas i sulmuan ata me armë dhe granata për 20 minuta. Policia shkoi në vend ngjarje rreth orës 22:15 dhe në orën 00:20 ndërmori një operacion. Gjatë ndërhyrjes së policisë 2 kamikazë hodhën veten në erë, ndërsa agresori i tretë u vra nga policia.

Sulmin e mori përsipër DEASH-i dhe në historinë e Francës ka hyrë si "sulmi i armatosur më i përgjakur". Pas ngjarjes u deklarua se vetëm në teatër kishin humbur jetën 89 persona. Ndërkohë në sulmet e të njëjtës ditë në Bataclan dhe në vende të ndryshme të Parisit kishin humbur jetën të paktën 130 persona. Pas sulmit Franca vendosi Gjendjen e Jashtëzakonshme për të qenë më efektive në luftën kundër terrorizmit.

Sulmi në Orlando (Florida) të ShBA, 50 të vdekur 

12 qershor 2016 një sulm i armatosur mori në shënjestër qytetin Orlando të Floridës në ShBA. Si pasojë e një sulmi të krye në një klub të frekuentuar nga homoseksualët, humbën jetën të paktën 50 persona dhe u plagosën 53 të tjerë. Ngjarja mori fund me vrasjen e agresorit dhe në historinë amerikane zuri vend si “sulm më i përgjakshëm i kryer nga një person i vetëm”.

Sulmi u krye nga një shtetas amerikan me orgjinë afgane, 29-vjeçari Omer Metin, dhe u mor përsipër nga organizata terroriste DEASH.  

Në Francë, kamioni turret mbi njerëzit që festonin, 84 të vdekur 

14 korrik 2016 në qytetin Nis të Francës, një kamion hyri në mes të turmës së njerëzve që ishin duke festuar ditën kombëtare të Francës. Në këtë sulm vetëvrasës të organizuar nga një person humbën jetën 84 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Edhe këtë sulm e mori përsipër DAESH-i. Pas sulmit Franca zgjati me 3 muaj të tjerë Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Një sulm i ngjashëm me kamion ndodhi në Berlin, 12 të vdekur

19 dhjetor 2016 në Berlin të Gjermanisë ndodhi një sulm i ngjashëm me atë të Nisës. Si pasojë e hyrjes së një kamioni në tregun e krishtlindjeve humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 50 të tjerë. Sulmi u mor përsipër nga DEASH-i, ndërsa Enis, që mendohet të jetë emri i organizatorit, u vra në një përleshje me policinë në Milano të Italisë.

Sulme të tjera në Europë

Në Europë sulmet terroriste kanë ndodhur edhe më parë.

11 mars 2004 si pasojë e 3 sulmeve të ndryshme me bomba në Madrid humbën jetën 191 persona dhe mbetën të plagosur rreth 2 mijë.

7 korrik 2005, në Londër shpërthyen 4 bomba, ku si pasojë humbën jetën 56 persona dhe mbetën të plagosur mbi 700 të tjerë.

22 korrik 2011 ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik, ndërmori një sulm me bombë në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë. 2 orë pas këtij sulmi Breivik veshi uniformën e policisë dhe masakroi nxënësit e mbledhur në ishullin Utoya në afërsi të Oslos. Në këto sulme humbën jetën 77 persona dhe mbetën të plagosur mbi 200 të tjerë.

7 janar 2015 një sulm terrorist u organizua ndaj zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris. Si pasojë e sulmit u vranë 12 persona, njëri polic dhe u plagosën 11 të tjerë.

22 mars 2016 si pasojë e sulmeve kamikazë në aeroportin dhe në një stacion metroje në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, humbën jetën 32 persona dhe mbetën të plagosur 270 të tjerë. Sulmi u mor përsipër nga DEASH-i.

Sulm ndaj Xhamisë së Profetit

4 korrik 2016, si pasojë e dy sulmeve terroriste me bomba në afërsi të Xhamisë së Profetit Muhammedit në Medina, humbën jetën 6 civilë dhe u plagosën 10 të tjerë. Sulmi i organizuar në vendin e dytë më të shenjtë për myslimanët pas Qabesë ngjalli reagime të mëdha në botën islame. 



Lajme të ngjashme