Guterres nga sot Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Më 1 janar Antonio Guterres mori zyrtarisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Guterres nga sot Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Portugezi Antonio Guterres mori sot (1 janar 2017) zyrtarisht postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Që në minutën e parë si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres bëri apel për paqe duke kërkuar zgjidhje globale për të gjitha problemet, me të cilat do të përballet bota në vitin 2017.

“Të vendosim paqen në vendin e parë. Viti 2017 të jetë për të gjithë ne, qytetarët, qeveritë dhe liderët, viti i tejkalimit të mosmarrëveshjeve tona”, deklaroi Guterres.

Ish-kryeministri portugez, zëvendëson në Pallatin e Qelqtë koreanojugorin Ban Ki-moon.

Mandati i tij do të jetë pesë vjet.



Lajme të ngjashme