Rusia i kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë ShBA-së

Ministria e Jashtme e Rusisë i propozoi Presidentit Vladimir Putin për të dëbuar jashtë vendit 35 diplomatë amerikanë.

Rusia i kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë ShBA-së

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës kanë ardhur në pikën e ndërprerjes.

Ministria e Jashtme e Rusisë i propozoi Presidentit Vladimir Putin për të dëbuar jashtë vendit 35 diplomatë amerikanë.

Lavrov në prononcimin e tij të bërë për kanalin televiziv rus, “Rossiya-24”, ka thënë se nuk do të mbeten indiferent ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dëbimin e 32 diplomatëve rus brenda 72 orëve.

“Reciprociteti është ligj në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, ka thënë Lavrov.

Ministri i Jashtëm, Lavrov gjithashtu bëri të ditur se akuzat e Uashingtonit të bëra ndaj Moskës për “ndërhyrje në zgjedhje presidenciale” janë të pabaza.

Duke vënë theksin se vendimi i ShBA-së për vendosjen e sanksioneve të reja nuk do të mbeten pa përgjigje, Ministri Lavrov tha se në këtë kuadër dikasteri i tij i propozoi Presidentit Putin dëbimin e 31 diplomatëve nga ambasada amerikane në Moskë dhe 4 nga konsullata në Shën Petersburg.

Bëhet e ditur se Lavrov i ka propozuar Putinit ndalimin e shfrytëzimit të dy komplekseve nga ana e diplomatëve amerikan.

Dy vendet në fjalë janë kompleksi pushimor “Srebryanin Bor” (Pisha e argjendtë) dhe një depo.

Udhëheqja e Uashingtonit dje kërkoi nga 35 diplomatët rus të largohen nga vendi brenda 72 orëve me arsyetim se kanë ndërmarr sulme kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale.

Në këtë kuadër kërkoi edhe boshatisjen e vendbanimeve pronë e qeverisë ruse në Maryland dhe Nju-Jork.



Lajme të ngjashme