Irak – Nis faza e dytë e operacionit për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Forcat irakiane nisën të enjten fazën e dytë të ofensivës për të çliruar pjesën lindore të Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, e cila kontrollon qytetin e dytë më të madh të Irakut prej më shumë se dy vitesh...

Irak – Nis faza e dytë e operacionit për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Ushtria irakiane nisi të enjten fazën e dytë të ofensivës për të çliruar pjesën lindore të Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, e cila kontrollon qytetin e dytë më të madh të Irakut prej më shumë se dy vitesh.

Prej fillimit të ofensivës më 17 tetor, Forcat Speciale Antiterrorizëm (CTS) kanë çliruar disa lagje të pjesës lindore të Mosulit dhe po afrohen drejt lumit Tigër, i cili përshkon qytetin nga veriu në jug, por terroristën e DAESH-it vijojnë të mbajnë nën kontrollin e tyre pjesën dërrmuese të lagjeve në pjesën perëndimore të qytetit duke ushtruar mjaft rezistencë.

“Faza e dytë u nis për të çliruar pjesën lindore të Mosulit”, tha për median togeri Abdelghani al-Assadi, kreu i CTS-së.

“Forcat tona u nisën mëngjesin e të enjtes për të avancuar drejt lagjes Al-Qods, për t’u përballuar me çdo armik që do të bëjë rezistencë”, saktësoi ai.

Njëkohësisht, ushtria dhe policia irakiane do të avancojnë në frontet veriore dhe jugore të qytetit verior, bastioni i fundit në Irak i DAESH-it.



Lajme të ngjashme