Kerry: Qëndrimi i Izraelit pengon paqen me vendet arabe

John Kerry u shpreh në lidhje me rezolutën e dënuar nga Izraeli në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve çifute në Palestinë të miratuar në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara

Kerry: Qëndrimi i Izraelit pengon paqen me vendet arabe

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme është nën një kërcënim serioz dhe shtoi se për sa kohë që Izraeli nuk i qaset marrëveshjes, nuk do të zotërohet një paqe e vërtetë me botën arabe.

John Kerry u shpreh në lidhje me rezolutën e dënuar nga Izraeli në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve çifute në Palestinë të miratuar në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Ai bëri të ditur se abstenimi për rezolutën ishte i përshtatshëm me vlerat amerikane dhe i bëri thirrje palëve për ti dhënë fund dhunës.

“Për sa kohë që Izraeli nuk i qaset marrëveshjes për dy shtete, nuk do të zotërojë një paqe të vërtetë me botën arabe. Hyrja e vendbanimeve çifute në brendësi të Palestinës do të vështirësojë ndarjen e dy palëve. Për këtë arsye këto vendbanime janë një pengesë përpara zgjidhjes me dy shtete. Madje janë pengesë edhe për një shtet çifut të pavarur” tha Kerry.

Ai u shpreh gjithashtu se asnjë tjetër vend në botë nuk i ka dalë për zot Izraelit sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

"Miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat sado të hidhura qofshin dhe miqësitë kërkojnë respekt të ndërsjellë", tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai bëri të ditur se rezoluta edhe me këtë përmbajtje ka mangësi serioze dhe Amerika nuk mund të bëjë veto një rezolutë që kërkon ndaljen e dhunës.

Duke theksuar se reagimi i Izraelit është i tepër, Kerry tha: “Votimi me abstenim në OKB ishte për ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete dhe në përputhje me vlerat amerikane. Çfarë ndryshimi ka kjo rezolutë me atë të më përparshme të cilat bëjnë të ditur se Jerusalemi Lindor gjendet nën pushtimin e Izraelit? Ne e themi këtë që nga viti 1967. Palestina duhet të përpiqet për dhënien fund të dhunës. Palestina duhet të dënojë Hamasin. Në Izrael gjendet koalicioni më i djathtë i viteve të fundit. Në Bregun Perëndimore ndërtohen vazhdimisht vendbanime çifute. Palët nuk tregojnë respekt për njëra tjetrën dhe ç ‘është më e rëndësishme nuk kanë besim tek njëra tjetra” tha Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

Ndërsa Donald Trump që do të marrë detyrën nga Obama në 20 janar reagoi shumë ashpër.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet Twitter, Trump shkroi: "Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që Izraeli të trajtohet me një përbuzje të tillë totale dhe mungesë respekti”.



Lajme të ngjashme