Oppermann: BE-ja të mbajë dialogun me Turqinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), Thomas Oppermann tha se ka shumë arsye përse Bashkimi Evropian duhet të ruajë e zhvillojë dialogun me Turqinë.

Oppermann: BE-ja të mbajë dialogun me Turqinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), Thomas Oppermann, në lidhje me Marrëveshjen e Ripranimit (të refugjatëve) tha se kjo marrëveshje është në interesin e qeverisë turke, të refugjatëve dhe të Evropës.

“Turqit po ndihmojnë në lidhje me sigurinë e kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian. Edhe BE-ja nuk duhet ta kursejë ndihmën e saj ndaj refugjatëve. Me paratë që do të shkojnë nga Evropa në Turqi, fëmijët sirianë do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë dhe tek doktori. Gjithashtu duhet të vazhdojnë edhe bisedimet për anëtarësim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë”, theksoi Oppermann duke e cilësuar si diçka normale refleksin e qeverisë turke për të mbrojtur veten nga terrorizmi, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA në lajmin e sotëm të saj nën titullin “Duhet të ruajmë dialogun me Turqinë”.



Lajme të ngjashme