Netanjahu kërkon shtyrjen e shqyrtimit të lejeve të ndërtimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të lejeve të ndërtimit në lagjet e kolonizimit në Jerusalemin Lindor, për të shmangur më shumë tensionet me SHBA-në.

Netanjahu kërkon shtyrjen e shqyrtimit të lejeve të ndërtimit

“Presidenti i komitetit për planifikimin dhe ndërtimin është shprehur se ky shqyrtim ishte tërhequr nga agjenda me kërkesë të kryeministrit, para fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për konfliktin izraelo-palestinez parashikuar në mesditë”, theksoi Hanan Rubin.

Ai theksoi se votimi do të përqendrohej në dhënien e 492 lejeve ndërtimi në lagjet e kolonizimit të Ramat Shlomo dhe Ramot në Jerusalemin Lindor, pjesë palestineze e qytetit të shenjtë të pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli.

Të premten dhe për herë të parë që prej vitit 1979 Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkoi Izraelit të ndërpriste kolonizimin në Territoret Palestinez dhe Jerusalemin Lindor nëpërmjet një rezolute që u miratua nga vendimi i SHBA-së për të mos përdorur të drejtën e vetos.



Lajme të ngjashme