“Die Presse”: BE-ja duhet të jetë e sinqertë me Turqinë

Ditorja austriake “Die Presse” në një lajm që ka postuar sot nën titullin “Perspektiva e marrëdhënieve Turqi-BE” shkruan se Evropa duhet të ndryshojë qasjen ndaj partneres së saj në Bosfor dhe të jetë më e sinqertë, pasi ka nevojë për të.

“Die Presse”: BE-ja duhet të jetë e sinqertë me Turqinë

2016-a për Bashkimin Evropian ishte një vit i vështirë. Krahas vullnetit të britanikëve për të dalë nga Unioni, problemit të refugjatëve, krizës financiare dhe egoizmit të qeverive brenda Unionit, vendet anëtare debatuan shumë edhe mbi çështjen e anëtarësimit të Turqisë.

Mosdhënia e mbështetjes së duhur Ankarasë pas tentativës së Organizatës Terroriste Fetullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) për grusht shteti në 15 korrik dhe dialogu i pamjaftueshëm me Turqinë e vendosën Unionin në një pozitë të vështirë.

Evropa ka nevojë për fqinjin e saj Turqinë, anëtaren e NATO-s dhe me të cilën ka lidhje të shumta historike. Ka nevojë pasi Turqia është një partnere e fuqishme ekonomike dhe partnerja strategjike që e lidh me Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Tani Evropa duhet të fillojë të jetë e sinqertë (me Turqinë) dhe për këtë duhet të orientohet drejt koncepteve alternative se çfarë marrëdhëniesh të tjera mund ti ofrojë këtij vendi në Bosfor (Turqisë).

Një gjë është e vërtetë që vlerat evropiane zgjaten deri në Turqi, jo vetëm në aspektin gjeografik, por edhe në atë politik dhe kulturor.



Lajme të ngjashme