Operacionet "Mburoja e Eufratit" në Siri vazhdojnë me vendosmëri

Në përleshjet e armatosura me organizatën terroriste DAESH të jetuara në kuadër të operacioneve “Mburoja e Eufratit” në El Bab janë martirizuar 2 ushtarë nga radhët e opozitarëve, ndërsa u plagos një tjetër.

Operacionet "Mburoja e Eufratit" në Siri vazhdojnë me vendosmëri

Në përleshjet e armatosura me organizatën terroriste DAESH të jetuara në kuadër të operacioneve “Mburoja e Eufratit” në El Bab janë martirizuar 2 ushtarë nga radhët e opozitarëve, ndërsa u plagos një tjetër.

Gjatë këtyre luftimeve janë neutralizuar 13 terroristë të DAESH-it dhe u shkatërruan 158 objektiva të kësaj organizate.

Sipas informatave të dhëna nga Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) janë eliminuar kërcënimet e paraqitura nga organizatat terroriste me në krye organizatën terroriste DAESH, ndërsa bëhet e ditur se operacionet e filluara më 24 gusht në veri të Sirisë për vendosjen e sigurisë së kufijve dhe përkrahjen e forcave të koalicionit vazhdojnë ende.

Ndërkaq bëhet e ditur se në ditën e 126-të të operacioneve në fjalë grupet e forcave speciale të përbëra nga elementet e opozitarëve me përkrahje intensive nga toka dhe ajri vazhdojnë me punimet e tyre për vënie nën kontroll të qyteti El Bab.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar vendstrehimet e përdorura nga ana e terroristëve, pozicionet e mbrojtjes, qendrat komanduese, armatimi dhe një pjesë e makinave.

Gjithashtu thuhet se me anë të goditjeve me armë të rënda është bërë presion mbi organizatën terroriste DAESH e cila pengonte avancimin e elementeve të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Ekipet për zbulimin dhe çaktivizimin e mjeteve shpërthyese, të cila japin përkrahjen e tyre opozitarëve në zonat e spastruara nga DAESH-i, prej fillimit të operacioneve e deri më sot kanë zbuluar dhe asgjësuar 2 mijë e 387 mjete shpërthyese artizanale shumica të kurthuara dhe 42 mina.



Lajme të ngjashme