Në Berlin filloi marshimi për Halepin

400 aktivistë nga vende të ndryshme të Evropës që synojnë të sensibilizojnë opinionin mbi dramën njerëzore në Siri filluan nga kryeqyteti Gjermanisë, Berlin, një marshim drejt Halepit me moton “Marshimi civil për Halepin”.

berlin'den 'halep için sivil yürüyüş.jpg

Aktivistët kërkojnë dhënien fund të bombardimeve në Siri dhe lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare për civilët në nevojë. Informacionet në lidhje me këtë marshim ata do ti shpërndajnë përmes medias sociale.

Itinerari i marshimit do të jetë Republika e Çekisë, Austria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Turqia.

Aktivistët synojnë që të marshojnë në ditë 20-25 km dhe të mbërrijnë në Halep pas afërsisht 4 muajve.



Lajme të ngjashme