Kim Jong-Un ndalon kremtimin e festave të fundvitit

Lideri koreanoverior kërkoi nga populli që në vend të Hz. Isas ta adhurojnë gjyshën e tij.

Kim Jong-Un ndalon kremtimin e festave të fundvitit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ndaloi kremtimin e festave të fundvitit në vend.

Sipas lajmit të gazetës “India Times” lideri Kim me qëllim që populli ta harroj Hz. Isanë dhe të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong-Suk, ndaloi kremtimin e festës së ndërrimit të moteve.

Duke rikujtuar se gjyshja e tij Jong-Suk ka lindur në ditën e njëjtë kur bota krishtere kremton festën e krishtlindjeve, Kim kërkoi nga populli që ta adhurojnë gjyshen e tij.

Guerilja Kim Jong-Suk e njohur si kundërshtare e Japonisë, njihet edhe si “Nëna e shenjtë e revolucionit”.



Lajme të ngjashme