Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Forcat e regjimit ndërmarrin operacione për largimin e opozitarëve nga rrethina e Halepit

Edhe pse forcat e regjimit kanë vënë në kontroll lindjen e Halepit, ato ende nuk arritën ta sigurojnë plotësisht.

Siri - Forcat e regjimit ndërmarrin operacione për largimin e opozitarëve nga rrethina e Halepit

Forcat e Esadit, të cilat vënë nën kontroll tërë qytetin e Halepit, kanë filluar me një operacion të ri për ti larguar opozitarët edhe nga rrethina e këtij qyteti.

Edhe pse forcat e regjimit kanë vënë në kontroll lindjen e Halepit, ato ende nuk arritën ta sigurojnë plotësisht.

Opozitarët, që ndodhet përreth qytetit, herë pas here hedhin raketa në qendër të qytetit. Në sulmin e fundit, ku humbi jetën një person, forcat e regjimit filluan një operacion për të larguar opozitarët jashtë rrezeve të veprimit të raketave.

Avionët luftarak rus dhe të regjimit ndërmorën sulme ajrore ndaj pozitave të opozitarëve përreth qytetit.

Opozitarët deklaruan se në sulmet e fundit ndaj qytezës Atareb kanë humbur jetën 6 persona.

Ndërkaq popullata në Halep ka filluar të kthehet në lagjet e marra nga opozitarët.

Ndërsa vazhdon edhe asgjësimi i bombave të kurthuara në këtë qytet.

Në punimet e asgjësimit marrin pjesë edhe ekipet e dërguara nga Rusia.

Bëhet e ditur se një shpërthim ndodhi në një shkollë të cilën opozitarët e përdornin si depo të armëve, me çrast kanë humbur jetën 2 persona dhe u plagosën 33 të tjerë.



Lajme të ngjashme