Rrëzohet avioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë

Avioni i nisur nga Soçi është rrëzuar në male në zonën e Detit të Zi.

Rrëzohet avioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë

Bëhet e ditur se është rrëzuar një avion i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë i tipit Tupolev TU-154.

Avioni i nisur nga Soçi është rrëzuar në male në zonën e Detit të Zi deri sa ishte duke fluturuar në drejtim të bazës ushtarake ruse në qytetin Lataikja të Sirisë.

Agjencitë ndërkombëtare bënë të ditur se lidhja me radarë me avionin është shkëputur një kohë të shkurtë pas nisjes deri sa ishte në hapësirën ajrore të Rusisë.

Në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 91 persona në mesin e të cilëve 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit.

Mediat ruse njoftuan se në avion ndodheshin muzikantët e Korit të Ushtrisë së Kuqe, gazetarët dhe personeli ushtarak.

Njoftohet se rrënojat e avionit janë zbuluar në zonën ku është rrëzuar.



Lajme të ngjashme