Aksident ajror i avionit ushtarak rus

Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën ti gjejnë rrënojat e avionit, i cili ishte nisur për në qytetin Latakije të Sirisë.

Aksident ajror i avionit ushtarak rus
rus uçağı.jpg

Rrëzohet në Detin e Zi një avion i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë i tipit Tupolev TU-154.

Avioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është rrëzuar në det një kohë të shkurtë pas nisjes nga Soçi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën ti gjejnë rrënojat e avionit, i cili ishte nisur për në qytetin Latakije të Sirisë.

Të gjitha kontaktet me avionin me 92 persona në bord që ishte nisur për në Siri ishin ndërprerë një kohë të shkurtë pas nisjes.

Kontakti në radar me avionin u ndërpre gjatë manovrimit në hapësirën ajrore ruse.

Pas hetimeve të zhvilluara u gjetën pjesët e avionit në det të hapur 6km larg brigjeve.

Ekipet e dala në vend të ngjarjes gjetën trupin e pajetë të një personi.

Ministria e Emergjencave deklaroi se rrënojat e avionit janë gjetur në 50 metra thellësi në Detin e Zi.  

Avioni i tipit Tupolev Tu-154 i nisur nga Moska pas furnizimit me karburant në Soçi planifikohej të fluturonte drejt Sirisë.

Në mesin e pasagjerëve në bordin e avionit ndodheshin edhe 64 anëtarët e korit të ushtrisë së kuqe të cilët do të jepnin koncert për fundin e vitit në bazën ruse Hmejmim në Siri.

Mësohet se aksidenti ndodhi gjatë kohës deri sa avioni ishte duke u ngritur dhe se ekuipazhi nuk dha sinjal për emergjencë.

Bëhet e ditur se rrëzimin e avionit mund ta ketë shkaktuar një gabim i pilotit ose një difekt teknik.  



Lajme të ngjashme