Netanyahu reagon ndaj vendimit të OKB-së, e quan të turpshëm dhe nuk e zbaton

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se refuzojnë dhe nuk do të zbatojnë vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e veprimtarive të vendbanimeve të jashtëligjshme në tokat Palestineze të pushtuara nga Izraeli.

Në deklaratën me shkrim të Netanjahut shkruhet: “Izraeli refuzon këtë rezolutë të turpshme dhe nuk do ta zbatojë atë. Izraeli duke punuar me Presidentin e zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donal Trump dhe miqtë demokratë dhe republikanë në Kongresin Amerikan mezi pret të tejkalojë ndikimet dëmtuese të këtij vendimi absurd”.

Netanyahu kritikoi Presidentin e Amerikës, Barack Obama dhe parashtroi se “Jo vetëm që dështoi në mbrojtjen e Izraelit por e projektoi dhe e mbështeti fshehurazi këtë në prapaskenë”.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që nuk bën asgjë për të ndaluar masakrimin e gjysmë milion njerëzve në Siri, duke krijuar një front të turpshëm ndaj të vetmes demokraci (Izrael) në Lindjen e Mesme, e cilësoi Murin e Lotëve (Lutjeve) si ‘toka të pushtuara’ “ tha Netanyahu.  

Në deklaratë ai informoi gjithashtu se kanë thirrur në Izrael për konsultim ambasadorët në Zelandën e Re dhe Senegal ndërkohë që kanë anuluar vizitën e Ministrit të Jashtëm të Senegalit që planifikohej të zhvillohej në Tel Aviv si dhe të gjitha programet e ndihmave të udhëheqjes së Izraelit ndaj Senegalit.

Hapat në fjalë janë hedhur ndaj vendeve që përgatitën vendimin e KS të OKB-së dhe vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Lajme të ngjashme